HomeNë fokus

Kamberi: Nuk ka garanca se Serbia i zbaton marrëveshjet nga Procesi i Berlinit

Deputeti Shaip Kamberi ka vënë në pikëpyetje zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia që rezultuan  nga samiti i djeshëm,në Tiranë, në kuadër të proces

Ndërron jetë 30 vjeçari nga Tërnoci
24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e bizneseve
Debat publik për sfidat dhe bashkëpunimin midis etnive

Deputeti Shaip Kamberi ka vënë në pikëpyetje zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia që rezultuan  nga samiti i djeshëm,në Tiranë, në kuadër të procesit të Berlinit.

Kamberi ka marrë si shembull moszbatimin e marrëveshjeve nga e kaluara, duke shtuar se pa një mekanizëm implementues zor se do të ketë implementim të tyre.

Postimi i Kamberit:

Nënshkrimi i një Marrëveshje nga Serbia nuk nënkupton domosdo edhe vullnetin e saj për ta zbatuar nëse nuk ka mekanizma përcjellës implementues.

Në Samitin e Procesit të Berlinit i cili të hënën u mbajt në Tiranë, vendet pjesmarrëse (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, BeH e BE) kanë nënshkruar marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale”.

Marrëveshja përfshinë këto profesione: kirurgët, mamitë, veterninarët, profesione që i shtohen tashmë profesioneve të dakorduara më herët mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Kjo marrëveshje do të duhet të mundësojë dhe lehtësojë lëvizjen e profesionistëve, nga disa profesione, dhe shfrytëzimin e potencialit të burimeve njerëzore në vendet nënshkruese.

Por, kur është fjala për nënshkrimet që Serbia hedh mbi ndonjë marrëveshje (rajonale apo ndërkombëtare) gjithmonë ka një “por”.

Faza e parë e Marrëveshjes për “njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale”, është nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, në takimin që ishte mbajtur në Berlin.

Në bazë të marrveshjes së nënshkruar, Serbia, në prill të vitit 2023, në Parlament, ka ratifikuar “Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekë, stomatologë dhe arkitektë, në kuadër të marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregëtinë e lirë”.

Problemi qëndron se ajo, akoma nuk ka flluar zbatimin e marrëveshjes së ratifikuar as edhe në një rast të vetëm. Prandaj, edhe firmosja e djeshme e marrëveshjes së njëjtë për profesionet kirurg, mami e veterinarë, nëse nuk ka mekanizma përcjellës të implementimit, mund të ketë fatin e njëtë sikurse marrëveshja e ratifikuar në prill të këtij viti.

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615