HomeNë fokus

Lutfiu planifikon t’bisedojë me partitë shqiptare rreth zgjedhjeve

Duke u bazuar nga një ide që partitë serbe të Bujanocit të garojnë me një listë në zgjedhjet lokale, kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, po planifikon

Mihajloviq përsëri përmend autostradën Bujanoc-Gjilan-Shtërpcë
Takim në Departamentin e Shtetit
Nagip Arifi: Ky është një veprim patriotik ndaj Luginës

Duke u bazuar nga një ide që partitë serbe të Bujanocit të garojnë me një listë në zgjedhjet lokale, kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, po planifikon t’i ftojë përfaqësuesit e subjekteve shqiptare për të shqyrtuar mundësinë e bashkimit të tyre rreth një liste apo për t’u deklaruar në parim për ruajtjen e shumicës shqiptare.

Postimi i Lutfiut:

Partitë serbe të Komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë vit të dalin me një listë të përbashkët.
Për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një liste ose marrëveshjes në parim për shumicë shqiptare, nesër përmes një shkrese do t’i ftoj kryetarët e gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim.

COMMENTS