Këshilltari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqip
Këshilltari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, ka kërkuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, që të qëndrojë indiferent ndaj zgjedhjeve lokale në Preshevë.
Përmes postimit në Facebook, Lutfiu i ka thënë Mustafës se duhet të jetë zë unifikues i të gjithë shqiptarëve.
Në fund të postimit, këshilltari i LPD-së i ka sugjeruar kreut të KKSH-së se shqetësimi i tij do të duhej të ishin tendencat e dikujt që mezi po presin të përfundojnë zgjedhjet në Preshevë për të bërë rotacione edhe në Bujanoc.
Postimi i Lutfiut:
Personalisht, moralisht e kam mbështetur Ragmi Mustafën për kryetar të KNSH-së.
Besoj se ka bërë punë mjaft të mira në krye të këtij institucioni.
Por nuk e kuptoj se për çfarë arsye angazhohet kaq shumë në fushata zgjedhore lokale, si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë, madje bëhet dhe pjesë e fushatës.
Ai është kryetar i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshëves, duhet të qëndroj figurë unifikuese, suksesi i gjithë shqiptarëve duhet ta gëzoj atë në rast se dëshiron që suksesit të tij t’i gëzohen të gjithë shqiptarët.
Si rezultat i kësaj qasje, në vend që të hartojmë strategji me Shqipërinë, se si ta ruajmë substancën kombëtare në këtë vend, i marrim shumë kohë atyre duke na bërë bashkë.
P.s. dikush po pret të përfundojnë zgjedhjet në Preshevë, e pastaj të shkaktoj rrokada në Bujanoc, ky do duhej të ishte shqetësimi i kryetarit të KNSH-së.
COMMENTS