HomeNë fokus

Kamberi: E habitshme se si kriminelët serbë në Beograd dalin lirshëm nëpër emisione televizive

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vështirësitë e tyre që hasin ata në vazhd

Raportet e veçanta KKSH-OSBE
Ka nisur asfaltimi i rrugës Muhoc- Zarbicë
Levent Qazimi: Do të vazhdoj rrugën e babait, ai e deshi shumë rininë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vështirësitë e tyre që hasin ata në vazhdimësi nga strukturat e caktuara serbe.

Kamberi ka thënë se përballja e shqiptarëve ndaj politikave serbe është shumë e vështirë. Këto politika ai i ka quajtur diskriminuese ndaj komunitetit shqiptar.

Sipas tij, për shkak të këtyre politikave duhet të këtë një qasje më ndryshe politike shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë karshi Luginës së Preshevës.

Kamberi ka folur edhe për krimet serbe ndaj shqiptarëve, duke thënë se është e habitshme se si kriminelët serbë kanë hapësirë mediale në Serbi.

“Mjerisht, në Serbi akoma nuk funksionon, dhe nuk është themeluar një Gjykatë Speciale, për të gjykuar krimet e luftës, qofshin ato në Kosovë, e Bosnje. Kriminelët serbë dalin në emisione dhe kanë hapësirë mediale të habitshme dhe është shumë problematike kjo çështje. Pra nuk ka ndonjë përballje me krimin çfarë është pritur nga Serbia, sidomos çfarë ka pritur Bashkimi Evropian”, tha ai.

Ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së dhe Gjykatën Speciale, ku ka theksuar se shkuarja e tyre në Hagë, ka treguar gatishmërinë për t’u përballuar me të kaluarën.

“Kosova me themelimin e Gjykatës Speciale, ka dëshmuar se është e gatshme të ballafaqohet me të kaluarën e vet, në këtë drejtim, shkuarja vullnetare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmon gatishmërinë e tyre për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe me bindjen time dhe shpresën se do të dëshmojnë pafajësinë personale dhe çfarëdo implikimi ndaj UÇK-së.

Lufta e UÇK-së ishte luftë anti-fashiste e një politike fashiste e cila tentoi ta shfarosë tërësisht kombin shqiptar në Kosovë”, ka thënë Kamberi në Kojshia Show.

COMMENTS