HomeShoqëri

Lluçani dhe Turia nga dhjetori përfshihen në sistemin e organizuar të grumbullimit të mbeturinave

Nga muaji dhjetor, banorët e fshatrave Lluçan dhe Turi të komunës së Bujanocit do të përfshihen në sistemin e organizuar të grumbullimit të mbeturin

Arifi për vizitë tek motra e Sezai Surroit
Krijohet iniciativë e re politike shqiptare, “Lëvizja për Bujanocin”, nismëtar Driton Rexhepi
Shqiprim Arifi pritet nga Përparim Rama

Nga muaji dhjetor, banorët e fshatrave Lluçan dhe Turi të komunës së Bujanocit do të përfshihen në sistemin e organizuar të grumbullimit të mbeturinave, duke realizuar kështu një kërkesë shumëvjeçare të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur Ndërmarrja Publike „Komunalia“, e cila njoftoi se të premten ka nënshkruar kontratat përkatëse me përfaqësuesit e bashkësive lokale të këtyre dy vendbanimeve.

Kontratat janë nënshkruar me kryetarin e Bashkësisë Lokale të Lluçanit, Mensur Fejzullahu, dhe atë të Turisë, Edmond Isufi.

Sipas njoftimit të NP „Komunalia“, zgjerimi i shërbimit është mundësuar edhe falë sigurimit të një kamioni për bartjen e mbeturinave përmes donacionit, duke krijuar kushte për përfshirjen e vendbanimeve të reja në rrjetin ekzistues.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë se përfshirja e Lluçanit dhe Turisë është pjesë e një plani më të gjerë për shtrirjen graduale të shërbimeve komunale në të gjitha vendbanimet e territorit të komunës së Bujanocit.

Kujtojmë se më herët në sistemin e organizuar të grumbullimit të mbeturinave janë përfshirë edhe fshatrat Nesalcë dhe Letovicë.

„Përgjegjësia jonë institucionale, në bashkërendim me vetëqeverisjen lokale, është që ky proces të vazhdojë me ritëm të qëndrueshëm, me planifikim dhe rezultate konkrete“, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Nga NP „Komunalia“ kanë theksuar se synimi mbetet ofrimi i shërbimeve publike për të gjithë qytetarët, pa dallim vendbanimi.

„Ne besojmë se puna institucionale nuk matet me zhurmën që krijon, por me ndryshimet që sjell në jetën e qytetarëve. Prandaj, përkushtimi ynë mbetet i njëjtë: më pak fjalë, më shumë punë dhe shërbime konkrete për secilin vendbanim, pa dallim“, përfundon njoftimi i NP „Komunalia“.

 

COMMENTS