HomeUncategorized

Lista e kandidatëve të harmonizuar për anëtarë të Këshillit të REM-it, reagon KKSH

Kandidatët për Këshillin e Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) janë harmonizuar në të gjitha nëntë kategoritë. Propozuesit e autori

Çfarë kërkuan drejtuesit e komunës nga ministri Zemaj ?
Varroset me nderime Rexhep Rexhepi, veteran i arsimit nga Bujanoci  
Zgjedhjet më 14 ose 21 qershor

Kandidatët për Këshillin e Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) janë harmonizuar në të gjitha nëntë kategoritë.

Propozuesit e autorizuar kanë zgjedhur nga dy kandidatë në secilën kategori. Nga ata, Kuvendi në fund do të zgjedhë nga një kandidat që do të bëhet pjesë e Këshillit.

Lista e kandidatëve të harmonizuar:

Kandidatët e institucioneve të pavarura: Stevica Smederevac dhe Gordana Predić

Kandidatët e kishës dhe bashkësive fetare: Snežana Miljković dhe Mevlud Dudić

Kandidatët e botuesve të mediave elektronike: Miloš Garić dhe Jovana Vitez

Kandidatët e shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve: Dušan Aleksić dhe Dubravka Valić Nedeljković

Kandidatët e shoqatave të gazetarëve: Đorđe Vlajić dhe Mileva Malešić

Kandidatët e universiteteve: Milan Petković dhe Vanja Šibalić

Kandidatët e shoqatave që merren me mbrojtjen e lirisë së shprehjes: Rodoljub Šabić dhe Antonela Riha

Kandidatët e këshillave të pakicave kombëtare: Ištvan Bodžoni dhe Muhedin Fijuljanin

Kandidatët e shoqatave të kompozitorëve dhe të artistëve filmikë, skenikë e dramatikë: Ira Prodanov Krajišnik dhe Mladen Matičević

Zgjedhja e Këshillit do të vendoset në rend dite të seancës së parë të ardhshme të Kuvendit Popullor pas mbajtjes së bisedës publike me kandidatët e propozuar.

Reagim nga KKSh: „U shkel ligji“

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimin e thellë për shkeljen flagrante të Ligjit për Mediat Elektronike dhe rregullave të përcaktuara në procesin e harmonizimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Regullatorit për Mediat Elektronike (REM) nga radhët e këshillave kombëtare.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, më 21 tetor 2025, shërbimi i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë lejoi që në votim të marrin pjesë edhe nëntë këshilla kombëtare që nuk kishin marrë pjesë në procesin e mëparshëm dhe nuk kishin propozuar kandidatët e tyre, duke u dhënë atyre të drejtë të paligjshme vote. Kjo ndërhyrje e drejtpërdrejtë jo vetëm që cenon integritetin e procesit, por përbën edhe shkelje të qartë të Ligjit për Mediat Elektronike dhe të udhëzimeve në kuadër të tij.

Sipas rregullave të përcaktuara me shkrim, në këtë fazë të procesit të harmonizimit, të drejtë përfaqësimi dhe votimi kishin vetëm tre këshillat kombëtare që kishin paraqitur kandidatët e tyre, përkatësisht:

Këshilli Kombëtar Boshnjak,

Këshilli Kombëtar Shqiptar,

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze.

Pjesëmarrja dhe votimi i këshillave të tjerë,  të paautorizuar dhe të painvolvuar në procesin paraprak, është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar thekson se votat e vlefshme dhe legjitime i përkasin vetëm kandidatëve që janë propozuar në mënyrë të rregullt dhe që kanë marrë mbështetje nga propozuesit e autorizuar, pra z. Muhedin Fijuljanin dhe znj. Lumturije Ameti.

Prandaj, kërkojmë anulimin e menjëhershëm të fletëve të votimit jolegjitime, si dhe shpalljen të pavlefshme të vendimit të marrë në këtë mbledhje, për shkak të shkeljes së rëndë të ligjit dhe të procedurës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ditëve në vazhdim do të raportoj  tek të gjitha institucionet relevante, vendore dhe ndërkombëtare duke kërkuar që të sigurojnë zbatimin e drejtë, transparent dhe ligjor të procesit të zgjedhjes së anëtarëve të REM-it, si dhe të garantojnë respektimin e barabartë të të gjitha pakicave kombëtare në vendimmarrjet që prekin interesat e tyre.

Çfarë thotë ligji për zgjedhjen e kandidatëve? 

Sipas Ligjit për mediat elektronike, propozuesit e autorizuar duhet me marrëveshje të përbashkët të përcaktojnë propozimin përfundimtar për dy kandidatë për anëtarë të Këshillit. Nëse kjo nuk është e mundur, propozimi përfundimtar për dy kandidatë nga kategoria përkatëse përcaktohet me votim.

Zgjedhja e Këshillit vendoset në rend dite të seancës së parë të ardhshme të Kuvendit Popullor pas mbajtjes së bisedës publike me kandidatët e propozuar.

COMMENTS