Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të drejtat e minoriteteve janë çështje kyçe në pr
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të drejtat e minoriteteve janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian.
Deklaratën e ka dhënë pas takimit që pati me përfaqësues të Luginës së Preshevës. Ai e ka quajtur të dobishëm takimin me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSH, Nevzad Lutfiu.
“Diskutuam për tema të rëndësishme, përfshirë të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, që janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçaku në Twitter, transmeton FOLonline, për takimin me Kamberin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Ndërkaq gjatë ditës, përfaqësues të Luginës së Preshevës thanë se Lajçakun e kanë njoftuar për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës dhe për mosgatishmërinë e Serbisë për t’i integruar shqiptarët në institucione shtetërore.
COMMENTS