HomeKronikë

KY ËSHTË PERSONI NGA PRESHEVA QË I SHPËTOI TRAGJEDISË SË AUTOBUSIT NË BULLGARI

Burime të informacionit në Preshevë i thanë FOLonline se në mesin e e të shpëtuarve në autobusin e djegur në Bulllgari është Lulzim Sulejmani(1995

Caktohet seanca e tretë e KK të Bujanocit
Dikriminimi shtetëror: Lutfiu fton në takim drejtuesit e partive shqiptare
Shpijunllëku në veprim: Kujt po i pengojnë lodrat në parkun e fëmijëve në Tërnoc?

Burime të informacionit në Preshevë i thanë FOLonline se në mesin e e të shpëtuarve në autobusin e djegur në Bulllgari është Lulzim Sulejmani(1995) nga Presheva.

“Bëhet fjalë për personin i cili kishte bërë aranzhmanin direkt në selinë e agjencisë në Shkup e jo përmes ekspoziturës  së Besa Trans në Preshevë”, theksuan burimet.

“Aranzhmanin e kishte rezervuar e fejuara e tij e cila poashtu ka shpëtuar dhe e cila supozohet se është nga Kumanovës “, shtuan burimet.

Fillimisht u raportua se çifti kishte humbur jetën, e më pas kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se Sulejmani ishte gjallë, ashtu si edhe e fejuara e tij.

Ndërkohë, çifti para dy ditësh kishte publikuar një foto nga Stambolli.

 

COMMENTS