Kuvendi Komunal i Bujanocit, me shumicë votash, ka aprovuar sot vendimin mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2024. Vlera e mjeteve është diç mb
Kuvendi Komunal i Bujanocit, me shumicë votash, ka aprovuar sot vendimin mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2024.
Vlera e mjeteve është diç mbi 1.4 miliardë dinarë.
Në seancë është aprovuar edhe plani i ndarjes së mjeteve të Trupit Kordinues, emërimi i komisionit për emërtimin e rrugëve në territorin e komunës, etj.
Edhe kësaj here u zhvillua debat midis këshilltarëve të shumicës dhe atyre opozitarë.
Shumica qeverisëse u deklarua në mbrojtje të rishikimit të buxhetit dhe aspektve tjera që kanë të bëjnë me pushtetin lokal, derisa opozita kishte kundërshtime të shumta, sidomos rreth transferit të mjeteve nga rezervat e nivelit qendror.
Këshilltari nga PVD, Rahim Salihi, mjetet e dedikuara prej 15 milion dinarëve i quajti lëmoshë të Qeverisë në Beograd duke rikthesuar se koalicioni në Bujanoc është i një pazari të lirë.
COMMENTS