HomePolitikë

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë për Luginën

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Kryetarja e

Asfaltohet rruga për tek deponia e qytetit
 Kamberi në Konferencën e Ambasadorëve: Luginës së Preshevës i duhet mbështetje më e madhe ndërkombëtare
Mustafa takon ambasadorin e Belgjikës

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.

Sipas saj, ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugën e përkushtimit të vazhdueshëm institucional ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës, duke synuar forcimin e mbështetjes për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

“Përmes këtij angazhimi, synojmë të qëndrojmë pranë tyre, të mbështesim të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të thellojmë bashkëpunimin që kontribuon në zhvillim, barazi dhe integrim të plotë shoqëror”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo shtoi se kjo rezolutë përçon një mesazh të qartë të solidaritetit dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke ritheksuar rëndësinë e përkujdesjes institucionale dhe mbështetjes konkrete për Luginën e Preshevës.

COMMENTS