HomeKoronavirusi

Kujdes: Ja çka i bënë Covidi mushkërive tuaja, përvojat nga Bujanoci dhe Presheva

Gjendja me virusin e ri Korona ditëve të fundit në komunat Bujanoc dhe Preshevë paraqitet të jetë alarmante. Së fundmi janë rritur edhe apelet e pr

Vuçiq: Në luftën kundër serbëve edhe persona nga Presheva me dosje kriminale
Në rend dite buxheti, raportet e ndërmarrjeve publike…
Shpërblehen nxënësit shembullor


Gjendja me virusin e ri Korona ditëve të fundit në komunat Bujanoc dhe Preshevë paraqitet të jetë alarmante.
Së fundmi janë rritur edhe apelet e profesionistëve shëndetësor të cilët bëjnë thirrje që ata që kanë simptome assesi mos të vetmjekohen por të kërkojnë ndihmën në institucionet relevante.
Në këtë drejtim, vie një thirrje nga Presheva e cila dokumentohet edhe me ekzaminime faktike se në çfarë gjendje shndërrohet mushkëritë e personit të infektuar me Covid, raporton FOLonline.
Dr. Granit Ramizi, nga ordinanca “ Preventiva “, i cili është specializant i mjekësisë interne në Tiranë, sjell disa faktografi të realizuara nga i ati i tij, Dr. Samet Ramizi, radiolog.
Madje, sipas Ramizit me gjendje të këtilla klinike mosha më e re e pacientit ka qenë vetëm 26 vjeç.

Postimi i plotë i Granit Ramizit:
Pershendetje. Keto jane disa nga qindra grafite qe kam dokumentuar ( 3 javet e fundit) ne dy komunat Presheve dhe Bujanoc . Pacient te dyshuar klinikisht dhe konfirmuar me ekzaminime laboratorike dhe imazherike si infeksione pulmonare (ne mushkeri) nga #covid19 . Mosha me e re ka qene 26 vjeç, me e vjetra 90 vjeç. Pothuajse te gjithe kane patur ne anamneze histori kontakti me personat me shenja gripi . Respektoni masat mbrojtese 😷 Kujdesu per veten dhe familjen. Zoti ju ruajte @ Ordinanca “Preventiva”

COMMENTS