HomePolitikë

KRZ hedh poshtë ankesat e KLSH-së

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka hedhur poshtë ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës që kishin të bënin me ankimimin e vendimit të K

Pajaziti: Thirrja e PVD-së është përçarëse dhe shantazhuese
Thirje për regjistrim nga Ministria për Pakica e R. së Serbisë
Nagip Tashi i gatshëm për ekspozitën e nesërme

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka hedhur poshtë ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës që kishin të bënin me ankimimin e vendimit të KKZ-së në Bujanoc i cili refuzoi ankesat për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime brenda kësaj komune, shkruan FOLonline.

Një vendim i këtillë pasoi mbrëmë vonë në seancën e KRZ-së në Beograd.

Meqë KRZ paraqet shkallën e dytë të vendosjes në procesin zgjedhor, Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës si mundësi të fundit për ankimim i mbetet Gjykata Administrative.

Ndërkohë, të shtunën më 16 prill zgjedhjet përsëriten në 54 vendvotime, përfshirë edhe një vendvotim në komunë të Preshevës.

COMMENTS