HomeNë fokus

Kryetari i Gostivarit pritet nga kryetari i Bujanocit dhe ai i KKSH-së

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka qëndruar sot në Bujanoc. Ai ka takuar kryetarin e komunës Nagip Arifi dhe atë të KKSH-së, Ragm

PD rreth procesit zgjedhor
Pajaziti: Organi i dhunshëm deri dje, sot u shndërrua në organ të përkohshëm.
Pajaziti takon përfaqësuessit e KBI-së: Të mos keqpërdoren thirrjet për unitet në varësi të levërdive partiake

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka qëndruar sot në Bujanoc.

Ai ka takuar kryetarin e komunës Nagip Arifi dhe atë të KKSH-së, Ragmi Mustafi.

“Një takim i përzemërt me kryetarin e komunës së Gostivarit z. Arben Taravari në Bujanoc.

Biseduam rreth ecurisë së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit.

U theksua që dalja masovike e shqiptarëve në këto zgjedhje do të forconte rolin dhe pozicionin e shqiptarëve në Serbi”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.

Ndërkohë, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, ka shkruar se “me z.Taravari diskutuam pozitën e shqiptarëve në Luginë si dhe asaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët në të dy anët e kufijve përkatës kanë lidhje historike dhe familjare, dhe ndajnë në shumicën e rasteve sfida të njëjta, të cilat kanë nevojë për adresim e bashkërendim mes vete.

Këmbëngulës që të bashkëpunojmë e bashkërendojmë çështjet të cilat preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, e ato t’i ngrisim afër çdo instance, vendore, kombëtare e ndërkombëtare!”.

 

COMMENTS