HomeNë fokus

KRYETARI I GJILANIT PRET NË TAKIM KRYETARËT E BUJANOCIT, PRESHEVËS DHE LIKOVËS

"Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, të Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari

Reagim ndaj gjuhës denigruese të kryetares së Preshevës
Ramadani pret përfaqësuesit e mërgatës së Bujanocit
Unifikimi paszgjedhor i shqiptarëve të Bujanocit, çfarë solli takimi në KKSH? (Video)

“Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, të Preshevës Ardita Sinani dhe kryetarin e Likovës, Erkan Arifi”, njofton faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook.

“Pas takimit, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se arsyeja pse e kanë marrë këtë iniciativë është thellimi i bashkëpunimit mes vete dhe ndihma reciproke, në mënyrë që të bashkëpunojnë me projekte konkrete, por edhe për sfidat që i presin.

Ai ka paralajmëruar edhe një takim të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin dhe për të gjetur mundësi të investimeve të përbashkëta.

Ndërkaq, gjatë adresimit para gazetarëve, kryetari i Bujanocit, Preshevës dhe i Likovës, e kanë përgëzuar dhe falënderuar kryetarin Hyseni për iniciativën e këtyre takimeve për realizimin e projekteve të përbashkëta, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët e të gjitha komunave”, përfundon njoftimi.

COMMENTS