HomeNë fokus

KRYETARI ARIFI ZHVILLON TAKIM ME MINISTRIN E NDËRTIMIT, TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

Sot, në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, u mbajt një takim në të cilin u ra dakord për ndërtimin e një impianti për trajti

Reagon Pajaziti: Nuk është reaguar me kohë për parandalimin e pasivizimit të adresave
Presheva humb shumicën qeverisëse?
Pa kovid çertifikata, mbajtja e maskave vetëm rekomandim

Sot, në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, u mbajt një takim në të cilin u ra dakord për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjetet e kanalizimeve në komunën e Bujanocit, në kuadër të projektit “Serbia e Pastër”. Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momirovic, u dakordua me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, për koordinimin e këtij projekti, i cili është i nevojshëm për fillimin e suksesshëm të implementimit. Karakteristikat teknike të zgjidhjeve të hartuara iu paraqitën përfaqësuesve të ministrisë nga kryeshefja e Departamentit për Investime dhe Zhvillim të Komunës së Bujanovcit, Fazila Azemovic. Pas rregullimit të të gjitha detajeve dhe dokumenteve të nevojshme, pritet ndërtimi i impiantit që kap vlerën prej disa miliona eurove. Takimi i rradhës pritet të mbahet pas dy ditëve në Nish.

COMMENTS