HomeDiasporë

Mjeku nga Breznica shef i spitalit në Zvicër

Viti i Ri nuk ka pasur se si të fillojë më mirë për diasporën shqiptare në Zvicër, gjegjësisht për mjekët tanë në këtë shtet. Kësaj here në vëm

Aliu nga Novi Pazari po flet shqip
Enver Ramadani kryetar i ri i KK në Bujanoc
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Zoran Xhinxhiq-  Duhet të besojmë te vetja (pjesa 32)

Viti i Ri nuk ka pasur se si të fillojë më mirë për diasporën shqiptare në Zvicër, gjegjësisht për mjekët tanë në këtë shtet.

Kësaj here në vëmendje është komuna e Bujanocit me fshatin Breznicë.

Mentor Bilalli nga ky fshat i cili jeton dhe vepron në Zvicër, më 1 janar mori detyrën e udhëheqësit të Klinikës së Gastroenterologjisë në Spitalin e Langentalit, njoftoi përmes Facebook faqja „Breznica“, transmeton FOLonline.

Pas Prof. Dr. Omer Xhemajlit, shef i klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli në Cyrih dhe Prof.Dr.Florim Cuculit, shef i klinikës së kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit, Dr. Mentor Bilali është Shefi i tretë shqiptar i një klinike zvicerirane!

„Mentor, të përgëzojmë nga zemra për detyrën e re, duke të dëshiruar suksese të pandalshme profesionale!
Ndihemi krenar me ty dhe shumë djem e vajza si ju, andaj vazhdoni në bëni krenar edhe më tutje!“, thuhet në postimin e faqes „Breznica“ në facebook.

COMMENTS