HomePolitikë

Krerët e LDK-së darkë pune me përfaqësuesit e Luginës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, kan pritur në një darkë pune t

Ambasadori i OSBE-së përsëri në takim me përfaqësues nga Lugina
DEKLARATË E KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ
KKSH miraton pagesat për bursa studentore dhe ndihma për nxënës nga kategori sociale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, kan pritur në një darkë pune të gjithë udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës.

“Së bashku me kryetarin e PVD-së dhe deputetin, z. Shaip Kamberi; kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarin e PD-së dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesin e Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarin e LPD-së z. Shqiprim Musliu; kryetarin e AFEDS, z. Muharrem Salihu; dhe kryetarin e VATRA-s, z. Kushtrim Kadriu – biseduam mbi gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Nga ky takim, dolëm dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane – ata që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë – që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare. Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës.

Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar; për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane që sot jetojnë në Kosovë – me theks sigurimin e nënshtetësisë; si dhe ndihmesën shtetërore për banorët e komunave në fjalë”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

COMMENTS