HomeAktuale

Konstituimi i Kuvendit të Serbisë – shqiptarët e Luginës për herë të parë me tre deputetë

Deputetët shqiptarë nga ADSH- LB Në Kuvendin e Serbisë do të konfirmohen mandatet e deputetëve të ri popullor, dhe me këtë akt do të konstituoh

21 vjet UÇPMB
Ruzhdi Halili merr timonin e Komunalisë
Adnan Merovci promovon librat në Bujanoc

Deputetët shqiptarë nga ADSH- LB

Në Kuvendin e Serbisë do të konfirmohen mandatet e deputetëve të ri popullor, dhe me këtë akt do të konstituohet zyrtarisht përbërja e re e parlamentit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë për herë të parë tre deputetë në Parlamentin e Serbisë, prej kohës së pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje parlamentare.
Në katër vitet e ardhshme interesat e popullit shqiptar të Luginës pritet t’i mbrojnë deputetët nga lista e përbashkët e partive politike shqiptare: Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri.
Seanca ka filluar me intonimin e himnit të Serbisë dhe po udhëhiqet nga deputetja me vjetër në moshë Smilja Tishma nga radhët e SPS, njofton rts, transmeton FOLonline.
Kryesuesja ka thënë që në rend të ditës janë: konfirmimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, zgjedhja e nënkryetarit, emërimi i sekretarit gjeneral dhe zgjedhja e anëtarëve të Trupit punues.
Seanca po mbahet nën masa mbrojtëse për shkak të virusit Korona, ndërsa është përcjell me një protestë të qytetarëve të cilët, siç njofton rts, i fishkëllenin deputetëve duke hyrë në ndërtesën e parlamentit.

Poashtu janë dëgjuar edhe brohoritjet ” Vučiću Šiptaru “.

COMMENTS