Sot gjithandej Luginës është shënuar 21 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së. Organizatat e veteranëve, strukturat institucionale dhe politike
Sot gjithandej Luginës është shënuar 21 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së.
Organizatat e veteranëve, strukturat institucionale dhe politike kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, ndërsa shumica nga ta përmes postimeve në Facebook kanë pëkujtuar paraqitjen e këtij formacioni të armatosur.
Kujtojmë se UÇPMB u shfaq publikisht më 26 janar të vitit 2000, me rastin e varrimit të vëllezërve Saqipi në Dobrosin të vrarë nga ana e forcave serbe të sigurimit.
UÇPMB është demilitarizuar në maj të vitit 2001 pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga NATO-ja.
Ndërkohë, në Tërnoc, sot është përkujtuar edhe dëshmori Besim Faiku në 20 vjetorin e rënies.
COMMENTS