HomeShoqëri

Konkurs për 1.000 policë të rinj, 54 vende për Drejtorinë Policore në Vranjë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka shpallur konkurs për pranimin e 1.000 kandidatëve në Qendrën për Trajnim Bazë Policor në Sremska Kameni

Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë
Bashkëpunimi në horizont midis KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan
Zbuten masat: Kafiteritë dhe restorante deri në mesnatë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka shpallur konkurs për pranimin e 1.000 kandidatëve në Qendrën për Trajnim Bazë Policor në Sremska Kamenicë.

Kandidatët do të trajnohen për punë si policë, policë të trafikut për punët që lidhen me aksidentet në komunikacion dhe policë kufitarë. Konkursi është shpallur për disa drejtori policore në të gjithë Serbinë.

Për territorin e Drejtorisë Policore në Vranjë (Policijska uprava u Vranju) janë paraparë gjithsej 54 vende.

Drejtoria Policore në Vranjë mbulon territorin e Vranjës, Bujanocit, Preshevës, Surdulicës, Vlladiçin Hanit, Trgovishtës dhe Bosilegradit, me stacionet dhe njësitë policore përkatëse.

Kush mund të aplikojë?

Sipas kushteve të konkursit, kandidati duhet:

  • të jetë shtetas i Republikës së Serbisë;
  • të ketë vendbanim të regjistruar në Serbi së paku një vit pa ndërprerje para aplikimit;
  • të ketë vendbanim në territorin e njësisë organizative për të cilën shpallet konkursi;
  • të jetë nga 18 deri në 30 vjeç në ditën e përfundimit të konkursit;
  • të ketë të përfunduar shkollën e mesme katërvjeçare;
  • të ketë patentë shoferi të kategorisë B;
  • të mos ketë pengesa të sigurisë sipas Ligjit për Policinë;
  • të plotësojë kriteret shëndetësore, psikologjike dhe fizike;
  • të mos jetë përjashtuar më herët nga trajnimi bazë policor për shkak të shkeljeve të rënda gjatë trajnimit.

Edhe kandidatët që ende nuk e kanë patentën e kategorisë B mund të aplikojnë nëse kanë filluar trajnimin për marrjen e saj, me kusht që patentën ta dorëzojnë deri më 10 dhjetor 2026.

Aplikimi bëhet në stacionin policor sipas vendbanimit të kandidatit, brenda 15 ditëve nga publikimi i konkursit. Kandidati mund të dorëzojë vetëm një aplikim dhe duhet të përcaktojë renditjen e vendeve të punës për të cilat aplikon.

Dokumentacioni

Ndër dokumentet që kërkohen janë formulari i aplikimit dhe dokumentet shëndetësore, dëshmia e shtetësisë, certifikata e lindjes, vërtetimet nga gjykatat se ndaj kandidatit nuk zhvillohet procedurë penale, diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme, kopja e letërnjoftimit dhe patenta e kategorisë B, respektivisht dëshmia për fillimin e trajnimit për patentë.

Procedura e përzgjedhjes përfshin kontroll mjekësor dhe provim kualifikues, ku secila fazë është eliminuese për kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret.

Teksti i plotë i konkursit dhe formularët:

https://www.mup.gov.rs/wps/wcm/connect/305f78a7-4b31-4f32-a443-252e224a45b3/Tekst+konkursa+za+prijem+1000+polaznika+u+COPO+2026.pdf?MOD=AJPERES&CVID=q2P96Q6

COMMENTS