HomeAktuale

Kongresmenët amerikanë nesër në Preshevë: Agjenda (Video)

Kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të vizitojnë nesër Luginën, gjegjësisht qytetin e Preshevës. Siç merr vesh FOLonline

Zbulohet pllaka përkujtimore për prof. Ibrahim Kadriun
Ja si i priti Arifi mysafirët nga Gjermania
Gipa me aksionin e radhës, por përse përskaj varrezave?

Kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të vizitojnë nesër Luginën, gjegjësisht qytetin e Preshevës.

Siç merr vesh FOLonline, delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht do të zhvillojë takim në përfaqësinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë me kryetarin e këtij institucioni, Enkel Rexhepi, si dhe me deputetin popullor Shaip Kamberi.

Më pas, kongresmenët amerikanë do të kenë një drekë të përbashkët pune me kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani.

Kujtojmë se kongresmeni Keith Self më herët ka paraqitur edhe një propozim-rezolutë për Luginën e Preshevës në Komitetin për Politikë të Jashtme pranë Kongresit Amerikan.

Kjo vizitë po vlerësohet si tejet e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe si një sinjal i mbështetjes së vazhdueshme nga SHBA-ja.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që nesër, në ora 10:00, pranë përfaqësisë së këtij institucioni në Preshevë, të presin ngrohtësisht mysafirët nga SHBA-ja.

Video mesazhi i Rexhepit:

https://www.facebook.com/share/r/1DAKgtrmPV/

 

COMMENTS