HomeNë fokus

Presidentja Osmani pret përfaqësuesit e Luginës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot drejtuesit institucional dhe politik të Luginës. Sipas njoftimit të presidentes në fokus të

Isufi pas fitores ndaj kroatit Mishiq, synon luftë për ndonjë titull të madh
PVD akuzon pushtetin lokal për veprime të paligjshme 
Përsëri „ dalin llafe „ midis partnerëve të koalicionit, kësaj here për rrugën Turi-Lluçan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot drejtuesit institucional dhe politik të Luginës.

Sipas njoftimit të presidentes në fokus të bisedës ka qenë çështja e regjistrimit të popullsisë.

Postimi i presidentes Osmani:

Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative.

Prandaj sot, në takim me liderë institucional dhe përfaqësues politik nga këto tri komuna, diskutuam rëndësinë thelbësore që udhëheqja politike lokale të jetë e bashkuar dhe që shqiptarët – në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e diasporë, njëzëri t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.

Është në interes të të gjithë bashkëkombësve tanë në këto treva që numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë reflektues i vërtetë i shqiptarëve, gjë që do të mundësojë rritjen e përfaqësimit politik, e rrjedhimisht, më shumë të drejta për ta.

COMMENTS