HomeNë fokus

Komisioneri për pakica pranë OSBE-së takon kryetarin Arifi

Kairat Abdrakhamov, komisioner i lartë për pakica pranë OSBE-së po qëndron  sot për  një vizitë në Bujanoc. Në takimin me kryetarin e komunës,

Veli Mustafa zgjidhet kryetar i Degës së APN-së në Preshevë
Shefi i klinikës në Langenthal të Zvicrës viziton Bujanocin
Inspekcioni në terren

Kairat Abdrakhamov, komisioner i lartë për pakica pranë OSBE-së po qëndron  sot për  një vizitë në Bujanoc.

Në takimin me kryetarin e komunës, Nagip Arifin, është biseduar për sfidat që po i preokupojnë shqiptarë, me theks të veçant, shlyerja nga regjistri civil, problemet në arsim dhe moszbatimi i “Planit 7 pikësh “.

Nikoqiri i takimit, kryetari Arifi, ka kërkuar nga komisioneri për pakica të ushtrojë ndikimin e tij tek autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që të gjindet zgjidhje për këto probleme.

Komunikata e komunës së Bujanocit lidhur me takimin në fjalë:

KOMISIONERI I LARTË PËR PAKICA NACIONALE VIZITOJNË BUJANOCIN

Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së z. Kairat Abdrakhmanov ka qëndruar sot për vizitë në Bujanoc për t’u informuar rreth pozitës së minoritetit shqiptar në këtë komunë.

Nikoqiri i takimit, z. Nagip Arifi e njoftoi z. Abdrakhmanov rreth situatës së përgjithshme në komunën e Bujanocit, kurse theksi kryesor u vë në shlyerjen nga regjistri civil, i cili është duke u zbatuar në mënyrë selektive dhe të njëanshme. Kryetari Arifi kërkoi nga Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale të ushtrojë ndikimin e tij për ndaljen e këtij lloji diskriminimi.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth problemeve të shumta në arsim, si ecuria e Departamentit të Fakulutetit të Ekonomisë, dega e Suboticës, mosnjohja e diplomave nga Univerzitetet e Republikës së Kosovës, dhe mosgatishmëria e shtetit serb për ta implementuar planin 7 pikësh të aprovuar në vitin 2013.

Nga ana e Komisionerit të Lartë për Pakica Nacionale u kërkua që të gjitha çështjet që i preokupojnë bashkësinë shqiptare të merren seriozisht dhe të kërkohet zgjidhje në instancat më të larta ndërkombëtare.

COMMENTS