HomeShoqëri

Pajisje të reja për zjarrfikësit e Bujanocit

Shërbimi i Zjarrfikësve në Bujanoc është pajisur sot me mjete të reja teknike, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin dhe gatishmërinë

KKSH dhe “Mjekët e Luginës” për hapjen e spitalit
Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë njohin pavarësinë e Kosovës
Arifi kthehet në shtëpi

Shërbimi i Zjarrfikësve në Bujanoc është pajisur sot me mjete të reja teknike, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin dhe gatishmërinë në ndërhyrjet emergjente.

Komuna e Bujanocit ka dorëzuar dy makina me presion ajri dhe pesë pompa krahu, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet e këtij shërbimi jetik, veçanërisht në periudhën e verës kur rreziku nga zjarret është shumë më i lartë.

Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, theksoi se pajisjet e reja do të ndihmojnë ekipet në reagim më të shpejtë dhe efektiv, duke mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që në këto ditë të nxehta të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre në natyrë, pasi pasojat mund të jenë të rënda,” u shpreh Pajaziti, duke i bërë thirrje për përgjegjësi kolektive në ruajtjen e ambientit dhe sigurisë publike.

COMMENTS