HomeAktuale

Koalicioni gjithshqiptarë në Bujanoc drejt dështimit: PVD akuzon PD-në për farsë politike

Shumë pak besonin se subjektet politike shqiptare mund të arrijnë ujdinë rreth krijimit të koalicionit gjithpërfshirës, me të paktën 21 këshilltarë,

Memorandum për zhvillimi ekonomik midis Luginës dhe Shqipërisë
Në çerdhen “Gëzimi ynë” edhe dy paralele në gjuhën shqipe?
KSHL:Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik


Shumë pak besonin se subjektet politike shqiptare mund të arrijnë ujdinë rreth krijimit të koalicionit gjithpërfshirës, me të paktën 21 këshilltarë, shkruan FOLonline.
Shpresat u rritën kur javën e kaluar për disa ditë rresht në Bujanoc qëndroi ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, si emsiar special i kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj, në tentativën për të krijuar shumicën qeverisëse shqiptare në Bujanoc.
Qarqet brenda partive shqiptare flisnin se marrëvëshja është shumë afër, dhe se çështje diakutabile ka mbetur vetëm dikasteri i Komunalisë.
Por sot, si suket gjërat nisën të ndryshojnë skajshmërisht.
Takimi midis Partisë Demokratike dhe Partisë Progresive Serbe po del se ka revoltuar tej mase Partinë për Veprim Demokratik.
Kjo e fundit, përmes një komunikate për opinion ka akuzuar PD-në dhe kreun e saj se unifikimin e shqiptarëve e kanë patur vetëm një farsë.
Bile, PVD thekson se PD ka shfrytëzuar takimin e Listës së unifikuar ADSH-LB me presidentin Vuçiq, ku janë prezantuar kërkesat e shqiptarëve, për të bërë pazare me SNS-in lokal.
Sipas PVD-së, pjesë e marrëveshjes PD-SNS do të bëhen edhe LPD dhe APN, parti këto për të cilat thuhet se kanë insistuar në shumicën shqiptate.

Komunikata e plotë e PVD-së:

COMMENTS