HomeAktuale

KKZ me vendim për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore

Komisioni Komunal zgjedhor më 11.05.2020, ka aprovuar Aktvendimin mbi vazhdimin e veprimeve zgjedhore në procedurën e zbatimit të zgjedhjeve të këshil

Hiqet situata emergjente në Bujanoc
Cakaj takon studentët nga Lugina
PVD organizon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet

Komisioni Komunal zgjedhor më 11.05.2020, ka aprovuar Aktvendimin mbi vazhdimin e veprimeve zgjedhore në procedurën e zbatimit të zgjedhjeve të këshilltarëve të KK Bujanoc, të cilat janë shpallur më 4.mars 2020, transmeton Folonline.com, njoftimin e KKZ-së.
Gjithashtu përpos këtij Aktvendimi është aprovuar edhe afati i ri i orareve për kryerjen e veprimeve zgjedhore në procedurën e zbatimit të zgjedhjeve të këshilltarëve të KK Bujanoc, të cilat janë shpallur për 21.qershor 2020.
KKZ ka aprovuar edhe Vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi ekstraktet për zbatimin e veprimeve zgjedhore në procedurën e zgjedhjes së këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Bujanocit, me ekstraktet e reja për zbatimin e veprimeve zgjedhore.
Siç dihet, bashkë me zgjedhjet lokale, më 21 qershor të këtij zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare.

COMMENTS