HomeAktuale

KKSh zgjerohet: Selia në Bujanoc me hapësira të reja 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar kontratë me Komunën e Bujanocit, përmes së cilës hapësirat e katit përdhes të godinës ku ndodhet selia e

Arifi: “Mbrojtja ” e lapidarit u bë me mirënjohje për Vuçiqin
Përse po kujdestaron policia tek Lapidari i „Lleshit“ dhe si dështoi vendosja e flamujve në Tërnoc?(foto)
Aksident fatal në Bujanoc, vdes një person

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar kontratë me Komunën e Bujanocit, përmes së cilës hapësirat e katit përdhes të godinës ku ndodhet selia e këtij institucioni do të jenë në shfrytëzim të plotë të KKSh-së.

Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm për institucionin më të lartë përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili shumë shpejt do të funksionojë në ambiente më të gjera, moderne dhe funksionale.

Sipas kryetarit të KKSh-së, Enkel Rexhepi, këto hapësira nuk do të jenë vetëm për nevojat e Këshillit, por edhe në shërbim të komunitetit shqiptar. Ato do të jenë të hapura për organizata, media dhe artistë lokalë, duke u shndërruar në një qendër bashkëkohore multifunksionale në shërbim të shqiptarëve të Luginës.

Me këtë zgjerim, KKSh synon të forcojë rolin e tij si institucion përfaqësues dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët, ku zhvillimi kulturor, arsimor dhe mediatik i shqiptarëve të Luginës të ketë mbështetje më të madhe.

COMMENTS