HomeNë fokus

Si ballafaqohej Nagip Arifi me „N.N. lica“?

Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, po del mos ta ketë patur të lehtë qeverisjen e tij. Në periudha të ndryshme, ai ishte ballafa

Arifi për vizitë në KBI-në e Bujanocit
Hiqet situata emergjente në Bujanoc
Serbia shënon Ditën e Shtetësisë

Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, po del mos ta ketë patur të lehtë qeverisjen e tij.

Në periudha të ndryshme, ai ishte ballafaqur me letra të ndryshme nga „personat e panjohur“ dërguar në organet shtetërore për mënyrën e funksionimit të komunës së Bujanocit.

Një burim i besueshëm i FOLonline, thotë se vërsulja ndaj Arifit ishte e shprehur sidomos kah fundi i vitit 2012 dhe përgjatë vitit 2013.

Burimi, i cil ishte i radhitur në hierarkinë hetimore, tashmë në pension, thekson se letrat vinin me kërkesë për të vrojtuar punën financiare të komunës së Bujanocit.

„Mënyra e shpenzimit të buxhetit, punët infrastrukturore, pagesat për punëkryesit, etj, ishin në fokus të letërshkruesve të cilët kërkonin ndërhyrjen tonë“, thekson burimi.

Si rrjedhojë, burimi thekson se në shumë raste është dashur të kryheshin inspektime në Administratën Lokale të Bujanocit, përfshirë edhe reviduesit shtetërorë.

„Gishti drejtohej gjoja në keqpërdorime të mjeteve, vendime dhe kontrata pune, e shumëçka tjetër“, pohon burimi.

Sipas tij, letrat e këtilla vinin nga një qendër e vetme.
„Ne e dinim kush ishin autorët. Ata ishin nga ju (shqiptarët)“, sqarohet burimi.

Në ndërhyrjen tonë, nëse këto dukuri kishin lidhje me politikën, veçanërisht atë lokale, ish hetuesi refuzon të flas.

„Do ta kuptoni një ditë“, ishin fjalët e tij.

COMMENTS