HomeShoqëri

KKSH refuzon të gjitha ankesat pas rezultateve preliminare, përjashtim bën vetëm njëra 

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka refuzuar pothuajse të gjitha ankesat e parashtruara pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Thirrja publ

Arifi i paknaqur me qasjen e KE-së ndaj pasivizimit
Kujdes në autostradën në Serbi, “ Mafia rrugore “përsëri në aksion
Drejtuesit e APN-së në gjyq për flamurin

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka refuzuar pothuajse të gjitha ankesat e parashtruara pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Thirrja publike për mbështetjen e projekteve me mjete të dedikuara nga Kosova

Siç merr vesh FOLonline, nga gjithsej 21 ankesa të dorëzuara, 20 prej tyre janë refuzuar, ndërsa vetëm një ankesë është aprovuar. Ankesa e miratuar i përket fushës së sportit, ndërsa propozim-projekti përkatës do t’i nënshtrohet rivlerësimit nga komisioni përkatës.

Ndryshe, në afatin e paraparë për aplikim kishin aplikuar gjithsej 177 organizata. Në bazë të vlerësimit të komisioneve, është rekomanduar që 129 projekte të mbështeten financiarisht.

Kujtojmë se muajin e kaluar KKSH shpalli konkurset publike për mbështetje projektesh në katër lëmi: përdorimi i gjuhës dhe simboleve, kultura, informimi dhe sporti.

Vendimet përfundimtare pritet të formalizohen pas përfundimit të procedurave të parapara.

COMMENTS