HomeNë fokus

KKSH: Mosrespektimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është i papranueshëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj moszbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Evropës lidhur me përdorimin e

Kryeministri Kurti tërë ditën në shërbim të politikanëve të Luginës, ja këshillat e tij për pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc
Qveria e Kosovës ndanë 50.000 euro për KKSH-në
Arifi pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj moszbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Evropës lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në administratën publike në Serbi.

Në një deklaratë të publikuar, Rexhepi ka kujtuar se Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës mbi Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave ka dhënë rekomandime të qarta dhe urgjente për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, të cilat përfshijnë:

  • përkthimin dhe publikimin e të gjitha dokumenteve zyrtare në gjuhën shqipe;
  • sigurimin e formularëve dygjuhësh për certifikata dhe dokumente administrative;
  • krijimin e ekipeve të përkthyesve në nivel komunal, rajonal dhe në kuadër të KKSH-së;
  • publikimin e dokumenteve në faqet zyrtare të institucioneve;
  • zhvillimin e sistemeve digjitale që mundësojnë aplikime në gjuhën shqipe.

Sipas tij, megjithëse këto masa ishin afatshkurtra dhe të qarta, deri më sot asnjëra nuk është përmbushur nga institucionet shtetërore.

“Për këtë arsye, ne i jemi drejtuar me një shkresë Komitetit të Ekspertëve, duke theksuar se mungesa e zbatimit cenon të drejtën e garantuar për përdorimin e gjuhës shqipe në administratë”, theksoi Rexhepi.

Ai shtoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe se respektimi i saj nuk është çështje dëshire, por një obligim që Serbia e ka marrë me konventa ndërkombëtare.

 

COMMENTS