Me vendim unanim në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), është hapur rruga për fillimin e ekzekutimit të pagesave për përfituesi

Me vendim unanim në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), është hapur rruga për fillimin e ekzekutimit të pagesave për përfituesit e bursave studentore dhe ndihmës financiare për nxënësit që kanë humbur njërin apo të dy prindërit.
Sipas njoftimit të kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, çdo student përfitues do të marrë shumën prej 661 euro e 30 cent, ndërsa për çdo nxënës nga kategoria sociale, është miratuar ndihma njëherësh financiare prej 515 euro e 60 cent.
“Ky është një hap konkret në përkrahje të të rinjve shqiptarë në Luginë, si pjesë e përkushtimit tonë për një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Rexhepi.
Ai ka theksuar gjithashtu se mbeten të përkushtuar në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, që pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të jetë prioritet i përbashkët.
COMMENTS