HomeAktuale

Pajaziti me mesazh për ardhjen e mërgimtarëve

Në prag të sezonit veror, kur rrugët e Bujanocit mbushen me gjallëri e emocione të rikthimit, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka

Vendos Ramadani: Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit me 30 korrik
Edhe një film nga tërnocasi Isa Ismaili
Qeveria e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar

Në prag të sezonit veror, kur rrugët e Bujanocit mbushen me gjallëri e emocione të rikthimit, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka drejtuar një mesazh të ngrohtë mirëseardhjeje për bashkatdhetarët nga diaspora.

Mirë se vini n’shpi!” – është fjalia që përmbledh ndjenjën e pritjes dhe dashurisë që kryetari Pajaziti ka shprehur në adresim publik drejtuar të gjithë atyre që për verë kthehen në vendlindje nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Belgjika, Holanda, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Kanada, Australia dhe shumë vende të tjera.

Në këtë mesazh, ai shpreh falënderime dhe mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në jetën ekonomike, shoqërore e kulturore të komunës, duke theksuar se ndihma dhe përkushtimi i tyre nuk janë harruar asnjëherë, sidomos në kohë të vështira.

Ju jeni zemra që rreh për këtë vend, edhe kur me trup jeni larg”, thekson Pajaziti, duke nënvizuar se përparimi i Bujanocit është ndërtuar mbi shtyllat e mbështetjes dhe dashurisë së mërgimtarëve.

Ai gjithashtu siguroi se komuna do të vazhdojë të forcojë lidhjet me diasporën, duke krijuar hapësira për përfshirjen e tyre aktive në proceset zhvillimore dhe vendimmarrëse.

Mesazhi i tij përfundon me urimin:
“Udhëtim të lehtë dhe pushime të mbushura me dashuri e ngrohtësi familjare. Ju presim me zemrën hapur!”

Postimi i Pajazitit:

Mirë se vini n’shpi!

Të dashur motra e vëllezër nga diaspora,

Me zemrën plot gëzim dhe krenari, në emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal, ju uroj mirëseardhje në vendlindjen tuaj, në shtëpinë tuaj!

Si në çdo stinë vere kur rrugët tona mbushen me gëzimin e rikthimit tuaj, ndjej detyrim e nder që t’ju përshëndes me mirënjohjen më të thellë për gjithçka që përfaqësoni dhe kontribuoni për Bujanocin tonë.

Ju që vini nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Franca shtetet Skandinave, Britania e Madhe, e deri nga SHBA, Kanada e ana tjetër e globit, Australia, jeni zemra që rreh për këtë vend, edhe kur me trup jeni larg.

Kontributi juaj i çmuar ekonomik, shoqëror, kulturor e moral është shtylla mbi të cilën qëndron përparimi i kësaj komune.

Asnjëherë nuk do të harrojmë ndihmën tuaj në ditë të vështira, përkushtimin tuaj në çdo kauzë të drejtë dhe përpjekjet për ta parë Bujanocin të zhvilluar e krenar.

Ju falënderojmë që çdo vit, pa marrë parasysh sfidat e jetës në mërgim, gjeni kohë dhe dëshirë për t’u kthyer, për të shkelur përsëri në tokën e gjyshërve, për të rindezur kujtimet, për të përqafuar të afërmit, për të mbajtur gjallë rrënjët që nuk thahen kurrë.

Komuna e Bujanocit mbetet e përkushtuar që të ndërtojë ura bashkëpunimi edhe më të forta me ju, të krijojë hapësira për përfshirjen tuaj aktive dhe të dëgjojë zërin tuaj në politikat zhvillimore të vendlindjes.

Rrugëtim të mbarë për të gjithë ata që janë nisur ose do të nisen drejt shtëpisë.

Udhëtim të lehtë dhe pushime të mbushura me dashuri e ngrohtësi familjare.

Ju presim me zemrën hapur!

Mirë se vini n’shpi!

COMMENTS