HomeShoqëri

KKSH dhe “Mjekët e Luginës” për hapjen e spitalit

  Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës “Mjekët e Luginës”. Me këtë rast,

Kapet grupi i hajnave në Preshevë
Mitroviq: Akoma s’jemi dakorduar me Arifin, PD as një fjalë të vetme për takimin me SNS-in
Ambasadorja e Gjermanisë te Pajaziti: Partneriteti ynë mëse i nevojshëm

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës “Mjekët e Luginës”.

Me këtë rast, është theskuar mbështetja e iniciativës për hapjen e spitalit në Luginë.

Postimi i Mustafës:

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR DHE SHOQATA MJEKËT E LUGINËS TË GATSHËM PËR REALIZIMIN E INICIATIVËS PËR SPITAL TË LUGINËS

Pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësuesit e Shoqatës Mjekët e Luginës të kryesuar nga kryetari, dr. Bekim Arifi, dr. Xhejlane Ferati, dr. Afërdita Mustafa dhe dr. Beqir Nuhiu për të realizuar iniciativën e përbashkët për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore sekondare (spital) për Luginën e Preshevës.

Duke iu falënderuar të gjithë stafit për mbrojtje shëndetësore, e në veçanti mjekëve për angazhimin e paepur gjatë pandemisë me Covid-19 theksova se kjo ka shpërfaqur nevojën e domosdoshme për trajtimin e shëndetit publik në nivel spitalor.

Bashkërisht diskutuam për strategjinë e veprimit e avokimit, posaçërisht në identifikimin e mundësive dhe mënyrat e realizimit.

Me këtë rast i bëj ftesë të gjithë të interesuarve t’i bashkohen kësaj iniciative e cila është e paraparë në ”Planin 7 pikësh” dhe dokumentet tjera strategjike.

Shëndeti publik dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore sekondare (spitalor) është përgjegjësi e prioritet i të gjithëve. Brenda autorizimeve institucionale të bashkëveprojmë.

COMMENTS