Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe komuna e Bujanocit e kanë përshëndetur unifikimin e shoqatave nga Lugina në Zvicër. KKSH DIASPORA NË ZVICËR B
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe komuna e Bujanocit e kanë përshëndetur unifikimin e shoqatave nga Lugina në Zvicër.
KKSH
DIASPORA NË ZVICËR BËN HISTORI
U themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ) është arritja më e madhe në dy dekadat e fundit në unifikimin e diasporës së Luginës së Preshevës.
Lugina e Preshevës në diplomacinë shqiptare, për të mundësuar unifikimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Diasporë, ishte pjesë e një strategjie të përbashkët programatike e sistematike për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe ish-Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Gent Cakaj.
Bashkërendimin e bashkëveprimi në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër duhet të jetë i nxituar nga ky instrument i rëndësishëm përbashkues.
Urojë përzemërsisht kryetarin e zgjedhur z.Fadil Selmani dhe gjithë anëtarët e kryesisë LSHPMBZ, që treguan nivel të lartë të patriotizmit dhe atdhedashurisë.
Falënderim të veçantë Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Gjoni, diplomatit të Luginës Valon Gashi në Zvicër për kontributin, mbështetjen dhe asistencën.
Shembulli i suksesshëm me organizimin, unifikimin e shoqatave të diasporës së Luginës së Preshevës në Zvicër I jep shtytje për të ndjekur edhe në vendet tjera evropiane.
LSHPMBZ urime, suksese!
KOMUNA E BUJANOCIT PËRSHENDET BASHKIMIN E SHOQATAVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS NË ZVICËR
Komuna e Bujanocit ka mirëpritur bashkimin e shoqatave shqiptare nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që veprojnë në Zvicër në një shoqatë të vetme.
Vendimi për bashkimin e këtyre shoqatave do të ndikojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe traditës shqiptare.
Komuna e Bujanocit është e gatshme që të punojë ngushtë me shoqatën në fjalë për realizim të projekteve nga sfera të ndryshme, dhe njëherit falemnderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zvicër për angazhimin e arritjes së kësaj marrëveshje.
Ju kujtojmë, që këtë vit, për nderë të Ditëve të Diasporës, komuna e Bujanocit ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me shoqatat nga komuna e Bujanocit në diasporë për t’i bashkërenduar aktivitetet në të ardhmen dhe mundësinë që të jenë partnerë në hartimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.
COMMENTS