Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka përmbledhur aktivitetet e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2022. Postimi i Mus
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka përmbledhur aktivitetet e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2022.
Postimi i Mustafit:
KKSH 2022 (Nuk keni pa gjë, akoma)
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me vitin 2022 ka përmbyllur edhe vitin e fundit të udhëheqjes me forcën e shembullit, me vizionin e guximshëm si dhe i pa kompromis për të vërtetën.
Po e permbyllim, jo vetëm në realizimi e objektivave të programit të punës por edhe intensifikim të angazhimeve në tejkalimin e sfidave, duke nxitur iniciativa e eksploruar mundësi të reja të zgjidhjeve.
Bashkërendimi me institucionet e Republikës së Kosovës është avancuar me hapa para, si dhe komunikim të rregull me Qeverinë e Shqipërisë .
Bashkëpunim, bashkërendim, këmbëngulësi për më shumë barazi e drejtësi e mbi të gjitha për më shumë liri.
Falënderim i veçantë për bashkëpunim OSBE-së, Ambasadës së SHBA-së dhe EU-së
si dhe formatit jo formal të ambasadorëve “Miqtë e Luginës” .
Konsiderata për angazhimet e Ministrisë së pakicave, Ministrisë së Arsimit, e sigurisht Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe Albas
..etj
Disa nga më të spikaturat për vitin 2021:
Me Presidenten, Vjosa Osmani e zv/kryeministrin Besnik Bislimi iniciativë rreth lehtësimit të procedurave për pajisje me dokumente qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë.
Bojkotimi i pjesëmarrjes në referendumin për ndryshimet “kozmetike” të kushtetuese në Republikën e Serbisë.
Takim me studentët e Luginës në Tiranë dhe inkuadrimi në aktivitet e kryeqendrës evropiane të rinisë – Tirana2022.
Publikimi i raportit më gjithëpërfshirës e më të thellë për mungesën e përfaqësimit si dhe diskriminimi i shqiptarëve në institucionet republikane e rajonale. “Fakte në Numra”.
Kompletimi i librave për shkollat fillore me aprovimin e lejeve të 19 kompleteve dhe tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë .Mbi 95% janë të digjitalizuar
e të përcjella me fletore pune
dhe librin e mësuesit
.
Vendosja e komunikimit të rregullt me zyrën e misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara
Për herë të parë mund t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës edhe kandidatë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me Miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës .
Sigurimi I bursave për studentët e Luginës në Universitet e Shqipërisë
Sigurimi falas për 4010 nxënës të librave shkollor
Ndarja shkollë për shkolle si dhe vizita historike e zv/kryeministrit të parë për zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe dialog – Besnik Bislimi dhe Ministrjae Arsimit Arbërie Nagavci
Fushata për regjistrimin e popullsisë “Ne jemi këtu – Regjistrohu!”
Bashkërendim me Komesarin e lartë për drejtat e pakicave në Hagë dhe Misionin e OSBE-së
Avokim për çështjen e Luginës në State Department, Kongres, Senat të SHBA-ve
Momerandum bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës.
Raportim para Komitetit të ekspertëve të Këshillit të Evropës
108 bursa për studentë kah 1 mijë euro
78 projekte në vlerë prej 1.2 milion euro
sigurimi i 950 teksteve për parashkollorë “Mësojmë duke luajtur”
CIKLI I DYTË. Dialogu për zbatimin e masave të nevojshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevë – “Plani 7-pikësh” të miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë 4 qershor 2013 05 Numri: 06-4185 / 2013 -4.
Temat që hapëm, nxorëm përmes të dhënave statistikore nga hulumtimi I Këshillit Kombëtar Shqiptar.
PËRFAQËSIMI NË INSTITUCIONET SHTETËRORE
Zbatimi I Vendimit për ndryshimin e Vendimit për numrin maksimal të të punësuarve në organet e administratës shtetërore, agjencitë publike dhe organizatat për sigurime të detyrueshme shoqërore të Qeverisë së Republikës së Serbisë nga viti 2010;
Rritja e numrit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal dhe rajonal sipas strukturës etnike të popullsisë;
Shërbimi I Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme;
Zyra e të Ardhurave Publike;
Institucionet gjyqësore;
PTT, Telekom, Elektroprivreda dhe të gjitha kompanitë publike të themeluara nga shteti;
Institucionet e mbrojtjes sociale;
Instituti për mbrojtje shëndetësore Vranjë, departamenti në Bujanoc – Ljeskovc, etj.;
Identifikimi I masave në ndërtimin e besimit për ballafaqimin me të kaluarën;
Ndërmarrja e masave efektive për kthimin e personave të shpërngulur dhe sigurimi I fondit për kthim;
Rrespektimi I lirisë për përdorimin e simboleve, flamurit dhe himnit të cilin e ka vendosur Këshilli Kombëtar Shqiptar ;
Të ndryshme
NË DREJTËSI
- Riorganizmi I gjykatave – themelimi I gjykatave themelore në Preshevë dhe Bujanoc;
– Kthimi I Gjykatës për kundërvajtje në komunën e Bujanocit ( kjo për shkak të kërkesës e cila rrjedhë nga Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën, gjë e cila ka rezultuar në rritjen e procedimit të numërit të lëndëve);
Themelimi I Prokurorisë Themelore Publike për Preshevë dhe Bujanoc;
– Sigurimi I përkthyesve gjyqësor me qëllim implemienitin e dygjuhësisë (Preshevë, Bujanoc dhe Lebane);
– Përfaqësim proporcional I shqiptarëve në gjyqësi dhe rritja e numërit të referentëve shqiptar në gjyqësi (në lidhje me pikën 1 të lartëcekur), në Prokurorinë e Lartë Publike si dhe në Gjykatën e Lartë (në qarkun e Pçinjës dhe I Jabllanicës);
Përfaqësimi në institucionet për ekzekutimin e sanksioneve penale;
Të ndryshme
SHËNDETËSI
Përfaqësimi në pozitat udhëheqëse në institucionet shëndetësore;
Shqyrtimi I mundësive për themelimin e institucioneve për personat me nevoja të veçanta;
Shqyrtimi I mundësive për themelimin e institucioneve të specializuara të shëndetësisë sekondare;
Punësimi I shqiptarëve (mjekëve, punëtorëve medicinal, teknik si dhe personelit teknik) në spitalin e Vranjës;
Banja e Bujanocit, Banja e Sijarinës, punësimi I shqiptarëve;
– Sigurimi I përkthyesve me qëllim implementimin e dygjuhësisë;
Të ndryshme
Dialogu për implementimin e masave urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës / “Plani 7 pikësh” është produkt I marrëveshjes së përfaqësuesve shqiptar dhe Qeverisë së Serbisë nën garancat e Bashkësisë ndërkombëtare.
Për shkak insistimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar që pjesëmarrës të jenë: Delegacioni I Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Republikës Federale të Gjermanisë, Francës, Belgjikës si dhe anëtarët të grupi jo formal të ambasadorëve “Miqtë e Jugut” është vendosur që Ambasadori OSBE-së Sh. T. Jan Braathu jo vetëm që lehtëson, por përfaqëson në konsultim e sipër komunitetin ndërkombëtar.
Ky dialog është bashkërenduar me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë si mundësi për të shtruar kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nuk zëvendëson dialogun Kosovë-Serbi, por është rruga drejt tij.
KKSH ka adresuar në mënyrë sistemike e programatike diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke ofruar edhe qasje të re energjike për ti menjanuar pengesat e pamerituara. Gjithashtu është mbështetët nga miqtë ndërkombëtarë, në angazhimin për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Çështja e abuzimit me të drejtat më fundamentale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tashmë është pjesë e raporteve ndërkombëtare si të Parlamentit Evropian ashtu edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kontakt të vazhdueshëm me diasporën e Luginës dhe asistim në organizim dhe mobilizimi
-Përditësimin e përmbledhjes së detyrave për provimin e fundit të arsimit dhe edukimit fillor për vitin shkollor 2021/2022 për shkollat e mesem, si dhe licencimi I mësimdhësve.
përkthehet dokumentacioni shkollor.
KKSH ndërton raporte të veçanta me OSBE
- Mirënjohje për Ambasadorin e OSBE, z. Jan Braathu për mbështetjen ndaj KKSH ndërmejtsimin për implementimin e “Planit 7 pikësh”
Letërmbështetje të fuqishme KKSH ka pranuar nga miqtë ndërkombëtarë, në angazhimin për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “falë vendosmërisë dhe këmbënguljes tuaj” thoshte Ambasadori i USA (Ambasada USA, OSBE, etj…)
Pjesëmarrës në nismat rajonale, koordinimit të këshillava kombëtare të pakicave nacionale
Ndërtimi i mekanizmave të përbashkët me Zëvendëskryemnistrin Besnik Bislimi për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e të drejtave, kulturës e identitetit .
Angazhim në legalizimin e përdorimit të flamurit kombëtar, nuk i takon shtetit të përcaktojë veçoritë dhe simbolet kombëtare të komuniteteve pakicë.
.
Alarmimi dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës. Strategji afatmesme me Ministren Donika Gërvalla.;
Avokim – Konzulata e Republikës së Shqipërisë në Luginë;
Avokim – dokumente identifikimi për shqiptarët e Luginës, siguri juridike;
Kuotat e veçanta për specializim të mjekëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë
Bashkësia Evropiane me rol më substancial për Luginën e Preshevës
e shumë të tjera…
Angazhim, përkushtim, strategji, veprim. Edhe shumë për të bërë, me këto ritme e me këtë energji për të intensifikuar bashkëpunimin, më shumë shpresë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Misioni i përfunduar nga mandati I parë.
Sot, nesër, përditë
#Bashkë
P. S. Për vitin 2023 KKSH, fondi prej 5 milion euro për ruajtjen, avancimin, promovimin e identitetit kombëtar përmes artit, kulturës, arsimit, sportit, mediave dhe mbështetjes së nismave.
Nuk keni parë gjë akoma. Urime 2023!
COMMENTS