HomeAktuale

Këshilltarja e kryeministrit Kurti vizitë në Medvegjë

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, ka qëndruar në Medvegjë ku ka takuar përfaqësuuesit e KKSH-së por edhe qytetarë.

Koalicioni për Bujanocin vendoset në Tiranë ?
Musliu: 20.000 euro nga Shqipëria për shkollën e Konçulit
Vuçiq: Në luftën kundër serbëve edhe persona nga Presheva me dosje kriminale

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, ka qëndruar në Medvegjë ku ka takuar përfaqësuuesit e KKSH-së por edhe qytetarë.

Në fokus të saj ishte regjistrimi i popullsië për të cilin, kur është në pyetja Medvegja, Sinani ka thënë se ka hasur në pengesa.

Në lidhje me vizitën, Sinani është shprehur në Facebook.

“Politika shtetërore e Republikës së Serbisë në Medvegjë po rrezikon ta komprometoj procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Serbi.

Këtë e vërtetova personalisht gjatë vizitës që realizova sot në Komunën e Medvegjës.

Tash që jemi gati në mesin e procesit, për komunën e Medvegjës janë vetëm 3 regjistrues shqiptarë.

Madje ata janë caktuar nga Enti i Statistikave në vendbanimet me shumicë serbe.

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, ka qëndruar në Medvegjë ku ka takuar përfaqësuuesit e KKSH-së por edhe qytetarë.

Në fokus të saj ishte regjistrimi i popullsië për të cilin, kur është në pyetja Medvegja, Sinani ka thënë se ka hasur në pengesa

Ftoj autoritet përgjegjëse të Republikës së Serbisë që ta sanojnë urgjentisht këtë situatë.

Për këto parregullsi dhe pengesa kam filluar njëkohësisht kontaktet me OSBE, ambasadat perëndimore në Beograd, si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Regjistrimi i popullsisë dhe pasurive është proces i rëndësishëm për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve, përfshirë në Medvegjë, e cila është goditur ndër vite nga dëbimet, shpërnguljet dhe pasivizimin e vendbanimeve”.

 

COMMENTS