HomeAktuale

Këshilli Komunal i Bujanocit me seancën e radhës

Sot u mbajt seanca e XVI e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të rendit të ditës ër

KSHL:Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik
Hyrja e shtëpisë së kulturës me pamje të re
Vazhdon puna e komisioneve për vlerësimin e projekteve të mbështetura nga Qeveria e Kosovës

Sot u mbajt seanca e XVI e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të rendit të ditës ër funksionimin e komunës.

Në këtë seancë u miratua raporti mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Bujanocit për periudhën 1 janar – 30 qershor 2026, si dhe propozim-vendimi për përdorimin e rezervës rrjedhëse buxhetore.

Në seancë u shqyrtuan edhe raporti për punën e Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, rregullorja për përdorimin dhe shpenzimin e karburantit për automjetet zyrtare të komunës, si dhe disa çështje të tjera nga kompetencat e Këshillit Komunal.

Lidhur me mbajtjen e seancës, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, theksoi se janë miratuar një sërë pikash të rëndësishme për funksionimin e komunës dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

“Vazhdojmë punën me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Bujanocit”, ka shkruar Pajaziti.

COMMENTS