HomeShoqëri

KËSHILLI KOMUNAL APROVON PROPOZIM BUXHETIN PËR VITIN 2021

" Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, anëtarët e tij njëzëri votuan propozim buxhetin për vitin 2021. Buxheti për v

Musliu gjobitet nga një gjykatë në Beograd
Publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullisë
Kolegji Universum 30 bursa për studentët nga Presheva dhe Bujanoci

” Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, anëtarët e tij njëzëri votuan propozim buxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin 2021 kap vlerën prej 1.298.000.000,00 dinarëve “, njofton faqja zyrtare e komunës në FB, transmeton FOLonline.

Sipas njoftimit, për vitin 2021, ndër të tjera janë paraparë investimet në infrastrukturën rrugore, që përveç përmirësimit të kushteve të qytetarëve, do të ndikojë edhe në zhvillimin direkt apo indirekt ekonomik, në bujqësi, zhvillim ekonomik, aftësim profesional, si dhe përkrahjen financiare të mediave, klubeve sportive, shoqatave kulturore artistike, organizatave joqeveritare, etj.

” Në pikat tjera të rendit të ditës janë aprovuar edhe programet e ndërmarrjeve publike “, thuhet në njoftim.

COMMENTS