HomeNë fokus

Kërkohet angazhimi edhe i qytetarëve

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit pas takimit të sotëm rreth gjendjes së krijuar nga përmbytjet ka kërkuar edhe angazhi

𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚
Levent Qazimi: Do të vazhdoj rrugën e babait, ai e deshi shumë rininë
Presidentja Osmani pret përfaqësuesit e Luginës

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit pas takimit të sotëm rreth gjendjes së krijuar nga përmbytjet ka kërkuar edhe angazhinin e qytetarëve për të parandaluar rrezikun.

Kjo është kumtesa e plotë:

APEL NGA SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Duke parë situatën e përkeqësuar nga të reshurat e vazhdueshme atmosferike, ku si pasojë shumë vendbanime janë vërshuar nga uji i lumenjëve të cilët kanë dalë nga shtretërit e tyre, shtabi për situata të jashtëzakonshme në orët e para të mëngjesit ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka shqyrtuar gjendjen momentale në teren. Me këtë rast, ka ndërmarrë masat e domosdoshme për parandalimin e fatkeqësive dhe ka angazhuar makineritë e Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, si dhe makineritë e disa ndërmarrjeve private për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Përkundër kësaj, angazhimi i qytetarëve është më se i nevojshëm që të evitohen dëmet. Andaj, nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme apelojnë çdo qytetar, që sipas mundësive që disponojnë të ndihmojnë në teren për parandalimin e përkeqësimit të situatës.

[

COMMENTS