HomeNë fokus

Komuna e Bujanocit nën ujë, rrezik për përmbytje masive (foto dhe video)

Shiu i pandërprerë i cili ka rënë në 48 orët e fundit ka vërshuar shumë vendbanine në komunë të Bujanocit, ndërsa shumë të tjera janë në rrezik.

Takim konsultativ rreth  (pas)zgjedhjeve lokale
LMT mban orë mësimore me fëmijët e diasporës
Rezultatet preliminare në Bujanoc me numrin e mandateve të fituara

Shiu i pandërprerë i cili ka rënë në 48 orët e fundit ka vërshuar shumë vendbanine në komunë të Bujanocit, ndërsa shumë të tjera janë në rrezik.

Lagje të Bujanocit, Banjës së Bujanocit, Levosojës, Osllarës, Lluçanit, Konçulit, Lilancës, Zhuzheljicës, Breznicës, etj, tashmë i ka mbuluar uji, raporton FOLonline.

Në rrezik të daljes nga shtrati është lumi Morava i cili vëtëm se ka arritur të depërtojë në disa pjesë të Lluçanit dhe Konçulit dhe lumi në Tërnoc.

Si pasojë rrjeti i energjisë elektrike është vënë nën rrezik ngase shumë shtylla të tensionit të lartë janë buzë shkëputjes nga toka.

Vendkalimi Konçul-Dheu i bardhë ka orë që është mbyllur sespse i tëri është i mbuluar nga uji, kështu që qytetarët po përdorin vendkalimet alternative.

Në orët e para të ditës së sotme është takuar edhe Shtabi për Situata Emergjente i komunës së Bujanocit ku institucionet relevante janë shprehur të gatshme për të intervenuar dhe për të sanuar dëmet nga përmbytjet.

Për shkak të gjendjes së krijuar, familje të tëra janë evakuar nga shtëpitë e tyre në disa vendbanime.

Për fat të mirë shiu tashmë ka pushuar por akoma nuk dihet se kur do të kalojë rreziku i përmbytjeve masive.

Në vazhdim foto nga Bujanoci, Tërnoci, Lluçani, Konçuli, vendkalimi Dheu i bardhë:

COMMENTS