HomeNë fokus

Kërkesë për hapjen e paraleles së albanologjisë në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, thotë se iu është drejtuar me një letër rektoratit të Universitetit të Beogradit dhe dekana

APN: Partnerët e koalicionit në Bujanoc u shantazhuan
Thirje për regjistrim nga Ministria për Pakica e R. së Serbisë
LPD e gatshme për zgjedhje

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, thotë se iu është drejtuar me një letër rektoratit të Universitetit të Beogradit dhe dekanatit të Fakultetit Filologjik, katedrës së albanologjisë me kërkesë për hapjen e një paralele të saj në Luginë.

Në këtë letër, të cilën Mustafa e ka bërë publike përmes Facebookut, Mustafa ka përmendur shkaqet se përse një gjë e tillë është e nevojshme.

Postimi i Mustafës:

KATEDRA E ALBANOLOGJISË DUHET TË HAPË PARALELE EDHE NË LUGINËN E PRESHEVËS

 

Javë më parë, i jam drejtuar rektoratit të Universitetit të Beogradit, dekanatit të Fakultetit filologjik dhe katedrës së albanologjisë në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për hapjen e paraleles edhe në Luginën e Preshevës.

Në konsultim e sipër me shefen e katedrës së albanologjisë, znj. Naile Imami, kemi konstatuar se iniciativa për hapjen e paraleles është më se e nevojshme.

Studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit për kandidatët nga Lugina janë të kufizuara dhe kushtëzuar nga shumë faktor përfshirë edhe ato stigmatizuese.

Megjithatë, largësia e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është vendimtare.

Në këtë kontekst hapja e paraleles së katedrës albanologjike në Luginën e Preshevës është edhe një hap më afër realizimit të shkollimit të lartë në gjuhën shqipe.

COMMENTS