HomeNë fokus

LAJMI I FUNDIT: Bujanoci vërshohet nga refugjatët (video)

Video: Momenti i arritjes së refugjatëve Bujanoci sërish është bërë strehë e refugjatëve nga Lindja e Mesme. Burime të FOLonline kanë konfirmu

Pas takimeve me SNS-in, Pajaziti kërkon nga Arifi ta sqaroj pozicionin negociues
Isufi pas fitores ndaj kroatit Mishiq, synon luftë për ndonjë titull të madh
Kamberi konfirmon kandidaturën për deputet

Video: Momenti i arritjes së refugjatëve

Bujanoci sërish është bërë strehë e refugjatëve nga Lindja e Mesme.
Burime të FOLonline kanë konfirmuar se para pak çastesh në objektin e ish-fabrikës „Svetlost“ kanë arritur rreth 270 refugjatë të cilët ishin të vendosur përkohësisht në qytetin e Somborit, në Vojvodinë.
Arsyet e zhvendosjes nga veriu i vendit në skajin jugor të tij akoma nuk dihen.
Për momentin FOLonline merr vesh faktin se qendra e strehimit në objektin e „Svetlostit „ është rihapur pas një kohe të gjatë.
Poashtu burime të sigurta theksojnë se refugjatët me disa autobusë janë sjellur nën përcjelljen e policisë.
Potencohet se konvoji është organizuar nga Komesariati për Refugjatë i Serbisë.
FOLonline ka arritur të kuptojë se pjesa dërmuese e refugjatëve kanë prejardhje nga Siria, por ka edhe nga shtete tjera si, Afganistani, Pakistani, Iraku, etj.
Për detaje tjera FOLonline do t’ju informojë gjatë ditës së nesërme.

COMMENTS