Me rastin e përkujtimit të veprimtarit të njohur Rexhep Hasani, i biri i tij, Rexhepi, ka ndarë një mesazh kujtese dhe vlerësimi për jet

Me rastin e përkujtimit të veprimtarit të njohur Rexhep Hasani, i biri i tij, Rexhepi, ka ndarë një mesazh kujtese dhe vlerësimi për jetën dhe veprën e tij, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të organizimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sipas tij, Rexhep Hasani dha kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), partisë së parë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, si dhe në organizimin e protestave të para për të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon. Veprimtaria e tij shtrihej edhe përtej Luginës, duke përfshirë angazhimin për çështjen e Kosovës.
Një ndër kontributet më të rëndësishme të tij ishte pjesëmarrja në themelimin dhe organizimin e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, një ngjarje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
I biri i tij thekson se Rexhep Hasani mbetet jo vetëm një prind për të cilin familja ndihet krenare, por edhe një shembull i ndershmërisë, përkushtimit familjar dhe atdhedashurisë. Ai shprehet se do të përpiqet të ndjekë rrugën e babait të tij si profesionist, familjar dhe aktivist i çështjes kombëtare shqiptare.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

COMMENTS