HomeNë fokus

Kamberi pjesëmarrës i “Epopesë së UÇK-së”

Deputeti Shaip Kamberi ka qenë pjesëmarrës në fillimin e ditëve të „Epopesë së UÇK-së“ me rastin e përvjetorit të 26 të vdekjes së komandantit leg

Ambasadorët Hill dhe Braathu në takim me kryetarin Arifi (video)
Takime me eurodeputetë
Ora policore prej 13, cka nëse dalni dhe ndaloheni nga policia

Deputeti Shaip Kamberi ka qenë pjesëmarrës në fillimin e ditëve të „Epopesë së UÇK-së“ me rastin e përvjetorit të 26 të vdekjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Kamberi ka vënë kurora tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz ndërsa me ftesë të OV, dega Skenderaj, ka marrë  pjesë në organizimin e përurimit të Pllakës “Shtëpi bazë e UÇK” në fshatin Burojë të kësaj komune.

„Bashkëbisedova e u takova me shumë komandant, ushtarë e veteran të luftës. Rrëfimet ishin nga më të ndryshmet e sakrificat e bëra për liri ishin të mëdha“, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Mes tjerash, në Burojë, në shtëpinë e tij, Kamberi ka vizituar  edhe Haxhi Thaçin, babain e ish presidentit Hashim Thaçi.

„Edhepse në moshë të shtyer e i lodhur nga përjetimet e vështira jetësore, po qëndron i fortë e bujarë“, është shprehur Kamberi.

„Marsi dhe fillimi i tij janë edhe fillimi i çlirimit të Kosovës. E Kosova e lirë dhe e pavarur po na bënë gjithnjë e më shumë krenarë“, ka shkruar ndër të tjera deputeti Kamberi.

COMMENTS