HomePolitikë

Kamberi: KKZ nuk ra pre e presioneve politike

Deputeti i rizgjedhur në parlamentin republikan pas rivotimit në Tërrnoc, Shaip Kamberi, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në

Dyshimet e Pajazitit: A ishte rastësi zjarri që e kaploi deponinë e qytetit në natën e Bajramit, apo gjithçka e planifikuar?!
Mustafi emërohet këshilltar për Luginë nga Kryeministri Kurti
Nga sot, Shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë

Deputeti i rizgjedhur në parlamentin republikan pas rivotimit në Tërrnoc, Shaip Kamberi, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc për refuzimin e ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë për anulimin e zgjedhjeve në këtë vendbanim, përkatësisht vendvotimin nr.6.

Kamberi ka thënë se është mirë që KKZ nuk ka ra pre e presionit politik të Ivica Daçiqit.

Postimi i Kamberit:

Megjithë presionin e Ivica Daçiqit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.

Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90.

Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës.

Për Luginën dhe për shqiptarët në përgjithësi do të flasin të zgjedhurit e tyre sipas interesave të tyre.

COMMENTS