HomePolitikë

KAMBERI: E PREMTJA ËSHTË REFERENDUM KUNDËR POLITIKËS SHTETËRORE TË FSHIRJES SË SHQIPTARËVE

Kandidati për deputet, Shaip Kamberi, i ka bërë thirrje tërrnocasve në vendvotimin ku do të përsëriten zgjedhjet të votojnë masovikisht. Kamber

Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit
KF “ Tërnoci “ i gatshëm si kurrë më parë (foto&video)
Kosovarët “vërshojnë” Bujanocin për tu vaksinuar kundër Covidit

Kandidati për deputet, Shaip Kamberi, i ka bërë thirrje tërrnocasve në vendvotimin ku do të përsëriten zgjedhjet të votojnë masovikisht.

Kamberi ka numëruar të gjitha arsyet përse pjesëmarrja në këtë rivotim është thelbësore.

Postimi i Kamberit:

E PREMTJA ËSHTË REFERENDUM KUNDËR POLITIKËS SHTETËRORE TË FSHIRJES SË SHQIPTARËVE

Të nderuar qytetarë,

Të premten kemi zgjedhje për herë të tretë në Tërnoc.

Kjo vetëm për një arsye.

Se pushteti i SNS dhe SPS në Beograd ka vendosur me ia pamundësuar me çdo kusht shqiptarëve të kenë deputet.

Së fundi ishte personalisht Ivica Daçiqi ai që e keqpërdori shtetin për t`i përbuzur votat e rreth 700 qytetarëve të Tërnocit, respektivisht të mbi 13.000 shqiptarëve.

Dy herë mobilizuan të gjitha strukturat e shtetit. Policinë, gjykatat, komisionet zgjedhore, ministritë, mediat pro-qeveritare etj. Veprojnë sikurse të jemi në gjendje lufte të pashpallur. Se lufta s’është vetëm e armatosur.

Të dashur tërnocas,

Me rëndësi është të kuptohet se zelli i tyre për ta pamundësuar deputetin shqiptar në Beograd nuk është arsye elektorale. Se një deputet i vetëm nuk ia rrezikon pushtetin. Thjesht është politikë antishqiptare.

Pra, lufta e tyre kundër deputetit shqiptar në parlament është vazhdimësi e politikës së fshirjes së shqiptarëve.

Vazhdimësi e pasivizimit të vendbanimeve.

I kanë fshirë shqiptarët nga drejtësia, siguria dhe ekonomia.

Kanë fshirë flamurin kombëtar shqiptar. Kanë fshirë diplomat e të rinjve. Kanë fshirë punëtorin.

I fshijnë shqiptarët nga institucionet. I fshijnë nga shtëpitë e tyre.

Jo vetëm nuk përfshijnë shqiptarët në spital, në doganë, në postë, në inspeksione etj. Por i përjashtuan edhe ata pak shqiptarë të mbetur në Medvegjë nga pushteti lokal.

Pra nuk do të ndalen me eliminimin e deputetit shqiptar në parlament.

Politika e fshirjes së shqiptarëve është politika e tyre para së premtes. Do të jetë politika e tyre pas së premtes.

Prandaj,

– E premtja nuk është dita e fitores së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe aq më pak e imja personalisht.

– E premtja është dita e Referendumit kundër politikës shtetërore të fshirjes së shqiptarëve.

Andaj ju ftoj të gjithëve, votuesve të vendvotimit në Tërnoc, si dhe të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në mënyrë indirekte, kudo që jeni, të ndihmohemi, të mobilizohemi dhe të organizohemi, për t’i thënë JO politikës së fshirjes së shqiptarëve duke votuar numrin 16.

Të premten,

Daçiqi nuk kalon!

Tërnoci voton!

Shqiptarët fitojnë!

COMMENTS