HomeAktuale

Pajaziti takon kryetarin e Trupit Koordinues: Fokus në projekte zhvillimore dhe rritje të buxhetit për Bujanocin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medveg

Salihi godet Arifin: Me siguri ka mundi, duhet ta përmbush zotimin për përfshirjen në koalicion të atyre….
Pajisje të reja për zjarrfikësit e Bujanocit
Pajaziti për aftësimin profesional: Disa militantë të pushtetit nga 3-4 herë në praktikë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi ishte i përqendruar në çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e komunës dhe rajonit në tërësi.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Pajaziti njoftoi se e ka informuar Martinoviqin për projektet që janë aktualisht në zbatim, si dhe për ato që pritet të fillojnë së shpejti me mbështetjen e Trupit Koordinues. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përgatitjeve për shpalljen e konkurseve të reja, me synimin që të përfshihen sa më shumë projekte zhvillimore që i shërbejnë qytetarëve të komunës së Bujanocit.

“Pjesë e rëndësishme e diskutimit ishin edhe planifikimet për vitin e ardhshëm, ku u theksua rëndësia e rritjes së buxhetit të dedikuar për Trupin Koordinues, në mënyrë që të sigurohen më shumë investime në fusha kyçe si infrastruktura, edukimi dhe zhvillimi ekonomik”, tha Pajaziti.

Kryetari Pajaziti kërkoi gjithashtu që nevojat reale të komunës së Bujanocit të adresohen qartë dhe drejtpërdrejt në ministritë përkatëse dhe në Qeverinë e Serbisë, në mënyrë që ato të gjejnë përkrahjen institucionale që meritojnë.

Në përmbyllje të takimit, ai shprehu mirënjohje për përkushtimin e Trupit Koordinues në mbështetjen e tri komunave të Luginës, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë dhe afatgjatë mund të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

COMMENTS