Dy përfaqësuesit e delegacionit të shqiptarëve të Luginës, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafi, kanë përmbledhur vizitën n
Dy përfaqësuesit e delegacionit të shqiptarëve të Luginës, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafi, kanë përmbledhur vizitën njëjavore në SH.B.A.
Përmes postimeve në Facebook, ata e kanë quajtur agjendën mjaft të suksesshme dhe produktive për senzibilizimin e çështjes së Luginës.
Postimi i Kamberit:
Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres.
Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.
Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.
Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.
Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.
Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Na pret punë e angazhim i pandalur.
Falënderom për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do tē ishtë më modeste.
Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndrruar edhe në kauzë të tij.
Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.
Vazhdojmë më tej.
Vazhdojmë bashkë.
Postimi i Mustafit:
Lugina patjetër në agjendën e Uashingtonit!
Aty është adresa: Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, Lobi Shqiptaro-Amerikan, japin zgjidhje. Gjithëpërfshirje. Reciprocitet e simetri. Më të fortë e optimist.
Perfundon faza e dytë e projektit të avokimit të përbashkëta për pozitëm e shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare
-
të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e
dhe Kryeministri Albin Kurti.
Kjo ndërmarrje strategjike filloi me takimin historik me të deleguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor – njëkohësisht zëvendës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Takimi me profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Daniel P Serwer, rezultoi përnjëherë me publikimin: Reciprocity is vital, but not everything
Takim sa frymëzues po aq edhe inkurajues me Kongresmenin Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Avokimi për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Amerikë tashmë është në top agjendën edhe të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.
Mbështetje e jashtëzakonshme nga humanisti dhe Shqiptaro-Amerikani më me peshë në SHBA, Jim Xhema nga Medvegja
Takim në zyrën e Senatorit Robert Menendez, kryetar i Komitetit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për të siguruar mbështetjen dhe avokimin për Luginën.
Paraprakisht, bashkëbiseduam edhe me Jessie Kaplan, përgjegjëse për Politikë të Jashtme të Kongresistit Jim Himes, bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve. z. Himes mbetet i palëkundur në përkrahjen e pa rezervë ndaj Luginës.
Një bashkëdiskutim të frytshëm për mbështetjen e Luginës me Zach Grossman – drejtor legjislativ dhe këshilltar për politikë të jashtme i Kongresistit Ritchie Torres, bashkëkryesues i Grupit Kongresional për Çështje Shqiptare, të mirëpritur nga Drejtoresha e Zyrës – Nanette Alvarado
COMMENTS