HomeNë fokus

Pajaziti kërkon shtimin e kapaciteteve në polici

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kërkuar shtimin e kapaciteteve në polici për pajisjen e qytetarëve me dokument

Në Zvicër bashkohen shoqatat shqiptare nga Lugina
Një pjesë e Kabinetit të Qeverisë së Kosovës nesër zhvendoset në Luginë
Takimi Arifi-Mitroviq rreth koalicionit?

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kërkuar shtimin e kapaciteteve në polici për pajisjen e qytetarëve me dokumente personale.

Pajaziti ka theskuar se kryetari i Këshillit Komunal për Siguri duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeshefi i Stacionit Policor në Bujanoc që të mundësohet puna me dy ndërrime por edhe gjatë vikendit.

Postimi i Pajazitit:

T’i dilet në ndihmë qytetarëve me shtimin e kapaciteteve në polici.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, i cili është edhe kryetar i Këshilllit Komunal për Siguri, urgjentisht duhet të thërras takimin e këtij Trupi me qëllim të parashtrimit të disa kërkesave ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në takim, ku do duhej ftuar edhe kryeshefi i Stacionit të Policisë në Bujanoc kërkesë prioritare duhet të jetë shtimi i kapaciteteve punuese për pajisjen e qytetarëve me dokumente personale.

Është mëse e domosdoshme që në periudhën e fluksit tejet të lartë të qëndrimit të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, Stacionin Policor në Bujanoc të punojë në dy ndërrime por të ofrojë shërbime edhe gjatë ditëve të vikendit, të paktën në një ndërrim.

Është krejtësisht e papranueshme që të krijohen tollovi dhe që qytetarët të presin jashta godinës së stacionit kur tepmperaturat sillen rreth 40 gradë.

Qytetarët tanë meritonojnë trajtim dinjitoz!

COMMENTS