HomeNë fokus

Ja kush e merr “përgjegjësinë” për vendosjen e bilbordeve…

Zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë se si organizata të ndryshme të shpallura ose jo si terroriste, si Al-Kaida, Hamas, Hezbullah, IRA, ISIS, etj; t

LPD: Uniteti i subjekteve shqiptare çelës për krijimin e koalicionit
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kryetari i parë shqiptar merr detyrën në Preshevë (pjesa 13)
Memorandum për zhvillimi ekonomik midis Luginës dhe Shqipërisë

Zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë se si organizata të ndryshme të shpallura ose jo si terroriste, si Al-Kaida, Hamas, Hezbullah, IRA, ISIS, etj; të marrin përgjegjësinë pas sulmeve ku ngelin të vrarë apo të plagosur persona në vende të ndryshme të botës. Por të pakten janë rastet kur dikush vepron nga prizmi i shoqërisë civile dhe duke shprehur një simbolikë vihet në shërbim të diçkaje që mendon se është me vlerë për shoqërinë të cilës i përket.

Gjatë vikendit, qytetet e Bujanocit dhe Preshevës kishin gdhirë me figurën e kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj, e vendosur në bilborde në dy qendrat e tyre.

Ky akt zgjodhi “kurreshtjen” e mediave por edhe të politikanëve e figurave tjera jo vetëm në Serbi por edhe në rajon.

“ Kush i vendosi athua bilbordet “?, ishte pyetja që shtrohej në kërkim të “fajtorit”.

Duke e parë këtë “pluhur” të ngritur gjithandej, inicuesi sot mori “përgjegjësinë” për veprimin e kryer.
“ Këtë e bëmë NE, kurse inicuesi isha unë “.

Kështu u deklarua në postimin e tij në Facebook aktivisti i shoqërisë civile nga Presheva, Valon Arifi.

Ai thotë se për këtë është inspiruar nga kontributi i kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj, dhe rolit të tij për barazinë e të gjithëve.

Ja postimi i plotë i Arifit:

‘duke parë reagimin e mediave te regjimit si kundēr dhe deklarimet e institucioneve lokale me duhet te theksoj se vendosjen e ketyre bilbordeve ne Komunen e Preshevës dhe Bujanocit e kemi realizuar Ne e rrjedhimisht unë si iniciator !
– Përtej të gjithavë dua të ritheksoj, cili do qoft dhe kush do qoftë përfaqësues institucional i Republikë së Shqipëris njësoj dhe i Republikës së Kosovës i cili angazhohet drejpërdrejt për barazin dhe lirin e të gjithë popujve të Ballkanit përfshirë dhe Ne,shqiptarët në Serbi, Lugina, Presheva,Bujanoci e Medvegja do ta nderojm, pa dallim e me shumë guxim,kujt i pengon e ka gabim 🙂
GENT CAKAJ NDERI LUGINËS !

COMMENTS